A.P. Nikolskaja (Universiteti i St. Peterburgut)
PETR MERZHEV: TRADITA GOJORE DHE SHKRIMI
Ka disa vite që Universiteti i St. Peterburgut i organizon dhe realizon ekspedita linguistike dhe etnografike në fshatra të Ukrainës të banuara nga pasardhësit e shqiptareve. Duhet thënë që nga viti 1970 po zhvillohet programi i planifikuar të studimit të këtyre fshatrave. Këtu mund të përmenden emra të Irinës Voronina, e cila madje botoi veprën “E Folmja e Shqiptarëve të Ukrainës”, Julies Ivanova, antropologes së shquar, Aleksandrit Novik, i cili po vazhdon punën e tyre, duke i përfshirë në ekspedita të përmendura jo vetëm albanologë me eksperience por edhe studentë të degëve të ndryshme të universitetit tonë.